Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Aktori Steven Seagal viziton Donbass-in në Ukrainë, shfaqet i qeshur krah forcave ruse

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori i njohur hollivudian, Steven Segal raportohet se ka vizituar ditën e sotme qytetin e Donbass-it në Ukranë.

Sipas raportimeve në mediat sociale, Seagal ka parë nga afër burgun ku vdiqën dhjetra pengje ukrainase të luftës. “Zyrtarët lokalë dhe forcat pro ruse i kanë treguar aktorit copëzat e raketës HIMARS që goditi ndërtesën”, thuhet në postimin e mediave propagandistike të Kremlinit.

Por Ukraina e ka kundështuar fort akuzën se ka qenë raketa e tyre që ka shkaktuar vdekjen e pengjeve të batalionit “Azov”, duke akuzuar ushtrinë ruse se i kanë vrarë qëllimisht.

Ajo çka është më e çuditshme, ka të bëjë me faktin se Rusia nuk lejon organizatat ndërkombëtare të inspektojnë zonën, por i ka hapur rrugën vizitës së Seagal dhe disa gazetarëve rusë.

Ndërsa Seagal njihet për lidhjet e tij miqësore me presidentin rus Vladimir Putin, ai është parë i buzëqeshur teksa ka takuar forcat pro-ruse në qytetin që është tashmë i pushtuar nga Rusia.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img