Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aktori shqiptar "fundoset" nga kamera e makinës, shihet duke marrë qesen me kokainë në sediljen e pasme të mjetit (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Aktori shqiptar "fundoset" nga kamera e makinës, shihet duke

Sokol Ajazi, 36 vjeçari shqiptar u arrestua më 1 prill në veri të Londrës, pasi u pa nga detektivët, duke mbajtur një qese kokainë në mjeti ku po udhëtonte. 

Sipas raportimit të medieve të huaja, mjeti tip "Mercedez" po drejtohej nga një tjetër shqiptar Eduart Hajdini, 38 vjeç në Riverway.

Policia ndoqi automjetin para se të lëvizte për të ndaluar dhe më pas kontrolluar atë.

Si rezultat i kontrollit u zbulua një qese me kokainë, e fshehur brenda sediljeve të pasme, e  cila përmbante 1 kg drogë dhe 2 mijë paund cash.

Pamjet filmike të kamerës, vendosur në makinë nga vetë Ajazi, zbuluan se ai e kishte marrë qesen me kokainë nga një garazh në Mintern Close, Enfield, pak më herët atë ditë për t’ia dhënë bashkëkombasit, Eduart Hajdini.

36 vjeçari Ajazi ka marrë pjesë në tre filma me metrazh të gjatë, duke përmendur këtu filmat "The Contract and Una" në vitin 2016 dhe "Mercenaries" në vitin 2011, në të cilat luante dhe aktori i famshëm Billy Zane.

Sokol Ajazi u dënua me 5 vite e dy muaj burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij Eduart Hadjini, është dënuar prej gjykatës "Wood Green Crown Court" me 3 vite e 10 muaj burg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu