Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Aktori Richard Gere dëshmon në gjyqin kundër Matteo Salvinit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini ka dalë në gjyq në Siçili. Ai është  i akuzuar për pengimin e ankorimit të një varke emigrantësh në gusht 2019-ës.

Pavasrësisht akuzave për shpërdorim detyre politikani i krahut të djathtë ka mohuar akuzat që janë ngritur kundrejt tij. Nëse shpallet fajtor ai përballet me burg që mund të shkojë deri në 15 vite.

Salvini mbylli portet për anijet e shpëtimit, duke lënë dhjetëra emigrantë nga Mesdheu të bllokuar në një anije spanjolle shpëtimi për tre javë në kushte të përkeqësuara.

Në ditën e hapjes së gjykimit, gjyqtari lejoi të dëshmonin të gjithë dëshmitarët e paraqitur nga të dyja palët. Ish-kryeministri Giuseppe Conte dhe anëtarë të kabinetit të tij ishin mes dëshmitarëve.

Një nga dëshmitarët e pranishëm ishte edhe aktori hollivudian Richard Gere, i cili ishte në bordin e anijes. Por Salvini u tall me praninë e Gere. “Pyes veten nëse është serioze që Richard Gere i Hollivudit do të dëshmojë për sjelljen time në një gjyq,” u tha ai gazetarëve jashtë gjykatës.

Salvini tha se ai po mbronte politikën e qeverisë së tij të “porteve të mbyllura” që synon të ndalojë emigrantët të bëjnë kalimin e rrezikshëm në Mesdhe.

Por bllokimi i anijes shkaktoi një protestë dhe një ndarje serioze në qeverinë e koalicionit në atë kohë. Në korrik të vitit të kaluar, Senati votoi për heqjen e imunitetit të tij parlamentar.

Në vitin 2019, organizata bamirëse “Open Arms” paraqiti një ankesë ligjore kundër bllokimit të anijes së tyre nga Salvini.

Gjykimi u ndërpre pas disa orësh. Një seancë tjetër është caktuar për 17 dhjetor.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img