Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aktori nuk përmbahet: Rama po merr hak ose ka lajthitur! Ja pse shtypi me këmbë aktorët, ka urrejtje edhe për sojin e vet

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Bejleri

Aktori i njohur Ervin Beljeri ka hedhur akuza ndah kryeministrit Edi Rama lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ai shprehet se i duket e habitshme që Rama edhe pse ka kaluar pjesën më të bukur të jetës në Akademinë e Arteve, ku ka punuar si pedagog, "ka një urrejtje të tillë ndaj sojit të vet".

“Kam qenë që në fillesat e protestave për mbrojtjen e teatrit. Protesta nuk ishin vetëm për mbrojtjen e teatrit, unë isha i përfshirë në një protestë shumë herë më të madhe të artistëve, që kanë të bëjnë me statusin e artistit, me ligjin mbi artin dhe kulturën që nuk ekziston në Shqipëri.

Nuk e di, duhet të ketë probleme ky personazh. Është shumë e çuditshme, të kalosh pjesën më të bukur të jetës tënde në Akademinë e Arteve, të kesh punuar pedagog aty edhe të kesh një urrejtje të tillë ndaj sojit tënd nuk e di domethënë.

Ose do kesh vuajtur dikur, të kanë bërë keq dhe erdhi momenti që t’i po merr hak ose është një lajthitje ose nuk e di, nuk jam psikolog që ta zbërthej, por duket pak e çuditshme që të kesh këtë urrejtje dhe ta lesh pikërisht gjënë që t’i ke investuar më shumë në jetë në pjesën më të bukur të jetës ta lesh pasdore e aq më tepër ta luftosh”, tha ai në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në RTV Ora.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll