Aktori i famshëm amerikan Kevin Spacey është zyrtarisht nën akuzë për sulm seksual ndaj një ose më shumë personave 14-vjeç e sipër.
Lajmin e ka bërë me dije zyra e shtypit të Gjykatës së Lartë të Qarkut Barnstable, duke thënë se Spacey do të dalë para Gjykatës së Rrethit Nantucket më 7 janar.
Gazetarja e njohur Heather Unruh e akuzoi Kevin Spacey vitin e kaluar se kishte ngacmuar seksualisht djalin e saj në një koncert në Massachusetts. Ajo tha se Spacey i kishte ofruar djalit të saj, në atë kohë 18 vjeç, disa pije alkoolike, pëpara se të ulej dhe ta prekte në pjesët intime.
“Dua që Kevin Spacey të shkojë në burg”, tha ajo në 2017-ën. “Dua që të burgoset jo vetëm për djalin tim por për të gjithë ata fëmijë që ende nuk kanë folur”.
Menjëherë pas publikimit të akuzës ndaj tij, Spacey postoi në Youtube një video të çuditshme tre minutëshe ku duket se i referohet akuzave ndaj tij teksa impresionon rolin e tij të Frank Underwood në serialin House of Cards.