Hapësire reklamuese

Bota

Aktori Jackie Chan kërkon të përfshihet në Partinë Komuniste: Është e shkëlqyer. Çdo gjë që thotë partia do të realizohet

Shkruar nga Newsbomb
Aktori Jackie Chan kërkon të përfshihet në Partinë

Jackie Chan është një prej aktorëve më të njohur në botë. Edhe në Shqipëri ai njihet shumë për shkak të filmave aksion-komedi që ka luajtur.

Më herët aktori zbuloi se e ka qejf politikën dhe se i intereson që t’i bashkohet Partisë Komuniste të Kinës.

 “Unë kam zili që ju jeni atëtarë të Partisë Komuniste dhe mendoj se Partia Komuniste është thjesht e shkëlqyeshme. Ajo që Partia Komuniste thotë, ajo që Partia Komuniste premton. Do të bëhet realitet gjithmonë. Unë dua të jem një anëtar i Partisë Komuniste”, tha ai, një koment i cili shkaktoi duartrokitje nga të pranishmit në sallë.

Komentet e tij për lavdërimin e Pekinit u përhapën me shpejtësi në mediat sociale, duke shkaktuar një gamë të madhe reagimesh.

Në platformën kryesore të mediave sociale të Kinës “Weibo”, përdoruesit thanë se Chan ishte i padenjë për anëtarësim zyrtar te kjo parti.

“Unë nuk kam asnjë dyshim mbi patriotizmin dhe profesionalizmin e tij, por mënyra e tij e jetesës nuk është e denjë…anëtarët e partisë sonë duhet të japin një shembull pozitiv”, tha një prej qytetarëve.

“Ai ndoshta nuk është serioz dhe thjesht po vepron në raste të ndryshme”, u citua të thoshte një tjetër përdorues i “Weibo”.

Kritikat ndaj “stilit të jetës” së Chan me shumë mundësi kanë lidhje me marrëdhënien e tij jashtëmartesore që daton që nga viti 1999, si dhe një dënim me gjashtë muaj burg për veprat e drogës që djali i tij mori në Kinën Kontinentale.

Sondazh

Poll