Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aktori i përmendi të atin dhe Gërdecin, i kthehet vajza e Mihal Deliorgjit: Nuk do i futem Gërdecit me detaje, por babai im është i pafajshëm, ka bërë shumë dëmshpërblime për familjarët

Shkruar nga Newsbomb
Mihal dhe Kleoniki Deliorgji

Kleoniki Deliorgji, vajza e biznesmenit Mihal Deliorgji ëhstë përplasur keq me aktorin Rezart Veleshnja në emisionin “Shiko Kush Luan”, ndërsa akuzat kanë vazhduar edhe më pas në rrjetet sociale.

Modelja e ka quajtur aktorin djall, seksist dhe të patalentuar, ndërsa aktori nga ana tjetër është shprehur se Kleoniki është e paaftë mendërisht, ndërsa i ka kujtuar edhe të atin, biznesmenin Mihal Deliorgji, pronar i fabrikës në Gërdec kun ë vitin 2008 humbën jetën 26 persona.

Por ditën e sotme ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Kleonikit, e cila ka postuar një foto me babanë e saj, duke shkruar se i ati është i pafajshëm, ndërsa shton se ka dhënë shumë dëmshpërblime për familjarët që humbën të dashurit e tyre.

“Jeni dele të mediave, politikës dhe sistemit. Asnjë biznesmen nuk do të bombardonte kompaninë e tij dhe të humbte të gjithë lekët që ka bërë me djersë, duke punuar si kafshë që 6-7 vjeç. Çdo gjë që ka arritur, e ka arritur me forcën e tij dhe me pafundësisht punë. Babai im është njeri i drejtë. Nuk do i futem Gërdecit me detaj se nuk dua që të vë në rrezik asnjë pjesëtar të familjes. Më vjen vërtetë keq për të gjithë familjarët që vdiqën dhe u dëmtuan nga tragjedia. Por babai im është i pafajshëm dhe ka bërë shumë dëmshpërblime për familjarët”, ka shkruar ajo.

LEXO EDHE: Shpërthejnë OFENDIMET mes Rezart Veleshnjas dhe vajzës së biznesmenit, aktori: Po dëmton veten për gabime që i ka bërë babi jot, uroj të jesh sërish e aftë mendërisht

-640-0-5ffc93b992bcf.png

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.