Hapësire reklamuese

Showbiz

Aktori i njohur turk me simptomat e COVID-19, del përgjigja e analizave

Shkruar nga Newsbomb

Aktori i njohur turk dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Kıvanç Tatlıtuğ bëri me dije disa ditë më parë se ishte sëmurë dhe kishte disa nga simptomat e COVID-19.

 

Në një deklaratë ai ka thënë se ka qëndruar në karantinë për 14 ditë së bashku me bashkëshorten e tij, Başak Tatlıtuğ, në një shtëpi në Kemerburgaz të Stambollit. Pasi simptomat po vazhdonin dhe nuk po ndihej më mirë, aktori ka shkuar në spital.

 “Ne kemi qenë në shtëpi për 15 ditë. Kam pasur një sëmundje të vogël dhe tani jam duke pritur për rezultatin e testit per koronavirus, "u tha aktori i famshëm gazetarëve.

Në një njoftim tjetër ai ka thëne se nga testi i realizuar për koronavirus ka rezultuar negativ dhe kishte thjesht një grip.

“Erdha në spital sepse kisha temperaturë të lartë dhe kollë, kam pneumoni në një zonë të mushkërive. Mora trajtimin dhe  mësova se përgjigja për testin e Covid-19 ishte negative”, shkruan Tatlitug.

Tatlıtuğ, aktualisht është ndër aktorët më të njohur dhe më të paguar në Turqi. Tatlıtuğ ka fituar famë të gjerë në të gjithë Turqinë, Ballkanin dhe botën arabe me rolet e tij në serialet televizive turke.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll