Aktori i njohur shqiptar, Alfred Zeneli, prej kohësh është distancuar nga ekrani për shkak të sëmundjes së rëndë.
Përmes një statusi në Facebook, Zeneli thotë se nëna e tij dhe ai janë të paralizuar dhe nuk kanë mundësi të lëvizin për të kërkuar ndihmë. Ata kërkojnë të largohen nga Tirana për kurim në qytetin e Peshkopisë.
Më tej ai thotë se kanë 6 vite që ndodhen në gjendje të mjerueshme, ndërsa nëna e tij është në kushte të rënda psikologjike, aq sa mund të kryejë edhe vetëvrasje.
Sondazh
Poll