Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aktori i njohur i bashkohet thirrjeve kundër Vangjel Dules: Asnjë taksë shqiptari për të paguar një antishqiptar për deputet!

Shkruar nga Newsbomb

Aktori i njohur i humorit Flor Binaj i bashkohet protestës së banorëve të Tiranës, të cilët nëpër shtylla kanë ngjitur mbrëmjen e djeshme postera me foton e Vangjel Dules.

“Para se të votosh Nr.11, Vangjel Avdullahun, mendo Çamërinë. Mendo Jugun e Shqipërisë”, shkruhet në postera, lajm të cilin newsbomb.al e ka pasqyruar dhe më herët. Kësaj nisme i bashkohet dhe Binaj, i cili ndan një nga këto postera dhe shkruan:

“Mos harroni çfarë interesash mbron ky njeri....asnje taksē shqiptari nuk duhet të paguajë një antishqiptar për deputet!”

Vangjel Dule kandidon nën siglën e koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim, por kandidimi i tij në të njëjtën listë me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka ngjallur shumë debate, pasi njëri kërkon të drejtat e Çamërisë, kurse tjetri e quan tokë greke.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll