Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
20 °
E martë, 30 Maj, 2023

Aktori i “Marvel” arrestohet për sulm ndaj një gruaje

Lajme të ngjashëm

Ylli i “Marvel”, aktori amerikan Jonathan Majors është arrestuar pas akuzave për sulme dhe ngacmim ndaj një 30-vjeçareje.

Policia e Nju Jorkut tha se gruaja pësoi lëndime të lehta në kokë dhe qafë. Aktori u mor për pak kohë në paraburgim, ndërsa avokati i 33-vjeçarit mohoi çdo akuzë. Pas hetimeve paraprake të kryera ai u lirua nga paraburgimi.

“Ai nuk ka bërë asgjë të keqe. Mezi presim ta sqarojmë këtë dhe të pastrojmë emrin e tij”, tha përfaqësuesi i aktorit. Rrethanat e lirimit të Majors nuk dihen ende.

Majors ka marrë pjesë në shfaqjen e mirënjohur të HBO, “Lovecraft County”, “Ëestern The Harder They Fall” dhe është propozuar për një nominim për ‘Oscar’ për performancën e tij në dramën “Devotion”.


Më shumë