Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Aktori i madh Mane Lumani feston 74 vjetorin e lindjes, gazetari tregon fillimet e parodistit: Nuk e harroj sa të vdes kur Meliha Ferra tha “po këtë hunderr për çfarë e deshët”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7ac40be76014b06236bc6b6cff985546

Aktori i madh Mane Lumani, një legjendë e humorit shqiptar, pjesë e 4 parodistëve të Vlorës feston ditën e sotme 74 vjetorin e lindjes.

Gazetari vlonjat Ergys Alushi me anë të një postimi ka treguar një histori nga fillimet e karrierës së aktorit, i cili e nisi si artist amator në vitin 1965 në Estradën e Marinës në Durrës dhe u ngjit si profesionist në Estradën e Vlorës në vitin 1981.

Alushi tregon se kur aktorja Meliha Ferra e kishte parë për herë të parë Mane Lumanin, i kishte thënë Leka Krutës, një prej themeluesve të Estradës së Vlorës se për çfarë e kishin marrë atë hunderr, duke iu referuar Mane Lumanit.

Sipas gazetarit, parodisti u bë një nga “hunderrët” më të famshën në Shqipëri, që do të ngjitej shumë herë në skenë dhe do të bëntë për vete të gjithë shqiptarët me batutat e tij.

Postimi i plotë:

Ju kujtohet Mane Lumani?!

Ai ka ditëlindjen dhe mbush 74 vjeç.

U kujtuat tani se për kë bëhet fjalë!

Ai është një nga katër legjendat e Vlorës!

Katër Parodistët e Vlorës.

“Nuk e harroj kurrë sa të vdes kur Meliha Ferra i thotë Leka Krutës: “Po këtë hunderr për çfarë e deshe, bën për estradë ky?”. Dhe Leka që i thotë “Do ta shikosh në shfaqje kur të luaj këtë hunderrin”.

Dhe ai vërtet u bë një nga “hunderrët” më të famshëm në Shqipëri!

E filloi si artist amator në Estradën e Marinës në Durrës, në vitin 1965, për t’u ngjitur si profesionist në Estradën e Vlorës në vitin 1981.

“Përshtypje të mira la tek spektatori loja plot humor e aktorit Mane Lumani. Pozitive për këtë aktor të ri është se ndodhet gjithnjë në kërkim të mjeteve shprehëse, punon për t’i nxjerrë sa më mirë rolet në të cilat luan.”

(Kleo Lati – “Zëri i Vlorës”, 28 nëntor 1976).

Ndër paroditë më të bukura të kënduara ndër vite prej katërshes, ku bënte pjesë edhe Mania veçohen: “Opus 89”, “Këngët e dashurisë”, “Gjahtarët”, “Shoferët”, “Fotografët”, “Doktor, mjek, pacient”, “Peshkatarët” e shumë të tjera.

Në vitin 2004, humbja e zërit, do ta largonte nga grupi, për të mos qenë më aktiv si më parë në paroditë e skeçet e luajtura nga Afrimi, Agroni e Meti.

Për herë të fundit u ngjit në skenë për shfaqjen homazh në kujtim të Metit, me të cilin kishte krijuar një çift simpatik në interpretimin e shumë skeçeve e parodive, në vitet më të bukura të Estradës së Vlorës.

Jetë të gjatë Mane Lumani

Më shumë

spot_img
spot_img