Aktori i madh francez ‘injoron’ Macron dhe flet për Ramën: Është njeri për së mbari, edhe pikturat i ka të bukura

Publikuar tek: bota, më 20:05 01-10-2020 Aktori i madh francez ‘injoron’ Macron dhe flet për Ramën: Është njeri për së mbari, edhe pikturat i ka të bukura

Aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu, në një intervistë për të përjavshmen franceze “Le Point” ka folur për kryeministri shqiptar Edi Rama.

Edhe pse pyetja iu drejtua për presidentin francez Macron, ai e “injoroi” dhe tha se me të ka folur vetëm një herë kur ishte në Shqipëri, ndërsa për u shpreh se i pëlqen shumë Edi Rama.

Pjesë nga Intervista:

-A e njihni Macron-in?

Depardieu: Macron më ka marrë në telefon, madje isha në Shqipëri kur më mori. Ah, njoh një njeri që është për së mbari, është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. I ngjan shumë Malkovich-it dhe pikturon gjithashtu.. Atje te ai takova edhe një lider të Kosovës, qe kishte bërë edhe burg.

Ballkani po, është vend fantastik…

Po Edi Rama, është vërtet tip për së mbari… Edhe pikturat e tij janë të bukura.

– Pikturat e kryetarëve të shteteve s’janë gjë…

Depardieu: Po, po këto të Edi Ramës janë ndryshe, ka edhe grafizëm, edhe njolla me gjëra të çuditshme, edhe në letër muri…

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata ‘BOMBË’ e Alexei Navalnyt: Ja cili është politikani që fshihet pas helmimit tim me gaz nervor
Papa Francesku refuzon takimin me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo »
Article Logic
Execution time: 0.012970924377441
array(1) { ["section"]=> string(116) "aktori-i-madh-francez-injoron-macron-dhe-flet-per-ramen-eshte-njeri-per-se-mbari-edhe-pikturat-i-ka-te-bukura-222377" }