Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin akuzohet sërish për vrasje nga pakujdesia

Shkruar nga Newsbomb
Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin akuzohet sërish për vrasje nga

Aktori i Hollivudit me famë botërore Alec Baldwin është akuzuar sërish për vrasje të pavullnetshme nga një juri e madhe në New Mexico.

Akuza rikthehet pas më shumë se dy vite pasi qëlloi për vdekje kineasten Halyna Hutchins në xhirimet e filmit të tij “Rust”.

Baldwin akuzohet për vrasje të pavullnetshme për shkak të përdorimit të pakujdesshëm të armës së zjarrit dhe mospërfillje të sigurisë së të tjerëve.

Akuzat ndaj aktorit u rrëzuan në prill, pas fakteve të reja që kërkonin hetime shtesë, tha prokurori atë kohë. Gjithashtu u tha se vendimi për të hedhur poshtë akuzat nuk do të thoshte se Baldëin ishte shfajësuar plotësisht nga roli i tij në të shtënat fatale, ku vrau kineastja Halina Hutchins dhe u plagos regjisori Joel Souza.

Nëse shpallet fajtor, Baldëin mund të përballet me 18 muaj burg. Gloria Allred, avokatja e prindërve dhe motrës së viktimes, Halyna, tha në një deklaratë:

 “Klientët tanë kanë kërkuar gjithmonë të vërtetën për atë që ndodhi në ditën kur Halyna Hutchins u qëllua dhe u vra tragjikisht më 21 tetor 2021”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese