Hapësire reklamuese

Bota

Aktori i famshëm bën gjestin human, dhuron miliona dollarë për të luftuar sëmundjen e leuçemisë

Shkruar nga Newsbomb
Aktori i famshëm bën gjestin human, dhuron miliona dollarë

Aktori i famshëm Keanu Reeves është një personazh shumë I dashur nga publiku, jo vetëm për rolet e tij në filma, por edhe për bujarinë që e karakterizon. “The New York Post”, ka shkruar se Reeves ka dhuruar për hulumtime të kancerit, rreth 70% të fitimeve të tij nga filmi origjinal i vitit 1999 “The Matrix”,

Keanu ka fituar një total prej 45 milionë dollarësh për filmin, por vendosi të japë 31.5 milionë dollarë nga kjo shumë për të financuar kërkimin e leuçemisë. Ky vendim i aktorit vjen pasi motra e tij e vogël ka luftuar me leuçeminë më herët. Edhe pas sherimit të saj, Reeves vazhdoi që të dhurojë të ardhura për kërkimin e kësaj sëmundjeje.

Sondazh

Poll