Aktori 41 vjeçar nuk ia del dot në 'luftën' me COVID-19, humb jetën pas 95 ditësh në spital

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:39 06-07-2020 Aktori 41 vjeçar nuk ia del dot në 'luftën' me COVID-19, humb jetën pas 95 ditësh në spital Nick Cordeiro me gruan dhe djalin e vogel

Aktori i njohur Nick Cordeiro nuk ka arritur dot ta fitojë luftën me koronavirusin, duke ndërruar jetë pas 95 ditësh i shtruar në spital.

Ai vdiq nga ndërlikimet që i shkaktoi COVID-i, ndërsa la pas gruan Amanda Kloots dhe djalin Elvis Eduardo, vetëm 1 vjeç.

Aktori 41 vjeçar është i njohur për rolet e tij në filmat “A stand up guy” dhe “Mob Toën”.

“Zoti ka një engjëll tjetër në parajsë. Burri im i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes. Ai u rrethua në dashuri nga familja e tij, duke kënduar dhe duke u lutur ndërsa u largua butësisht nga kjo tokë. Nick ishte një dritë kaq e ndritshme. Ai ishte shoku i të gjithëve, i pëlqente të dëgjonte, të ndihmonte dhe veçanërisht të fliste. Ai ishte një aktor dhe muzikant i jashtëzakonshëm. Ai e donte familjen e tij dhe ishte një baba i mirë. Elvis do më mungojë në gjithçka që bëjmë, çdo ditë ”, ka shkruar gruaja e tij në Instagram

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0035021305084229
array(1) { ["section"]=> string(95) "aktori-41-vjecar-nuk-ia-del-dot-ne-luften-me-covid-19-humb-jeten-pas-95-ditesh-ne-spital-212958" }