Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“Aktor dhe regjisor i niveleve të jashtëzakonshme”, Meta për Pirro Manin: Trashëgimia që la pas duhet të na bëjë krenar të gjithëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur, Pirro Mani.

Lajmi ka qenë pikëllues për të dhe gjithë artdashësit. Kreu i Shtetit shpreh ngushëllimet për bashkëshorten e tij Pavlina Manin dhe gjithë familjarët.

“La pas një trashëgimi të vyer kulturore, që na bën krenar të gjithëve”, shkruan Meta në rrjete sociale.

Shënimi i plotë i Ilir Metës

Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Pirro Manit, njërit prej personaliteteve më të shquara në historinë e teatrit dhe të filmit shqiptar.

Aktor dhe regjisor i niveleve të jashtëzakonshme, si dhe pedagog i shkëlqyer për dekada, ai luajti dhe vuri në skenë me dhjetëra role dhe shfaqje, për t’u nderuar me shumë çmime dhe fituar duartrokitjet e respektin e merituar të artdashësve, duke lënë pas një trashëgimi të vyer kulturore, që na bën krenar të gjithëve dhe që përherë do të mbetet një shembull frymëzimi për brezat e artistëve të rinj.

U shpreh ngushëllimet më të ndjera Pavlinës dhe familjes Mani, të afërmve dhe të gjithë komunitetit të artistëve për këtë humbje të madhe, që na lëndoi sot të gjithëve.

Të prehet në paqen e merituar!

Më shumë

spot_img
spot_img