Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Aktiviteti vullkanik në rritje, evakuohen tre qytete të tjera në La Palma

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre qytete të tjera janë evakuuar në ishullin La Palma në Kanarie për shkak të intensifikimit të aktivitetit vullkanik, thonë shërbimet e urgjencës.

Shpërthimi i vullkanit në La Palma, ka ndodhur më 19 shtator, në Ishujt Kanarie. Magma dhe materiale të tjera piroklastike vazhdojnë të dalin nga vullkani Cumbre Vieja.

Llava ka vijuar të përparojë dhe autoritetet përkatëse po bëjnë të pamundurën për përballimin e situatës.

Autoritetet urdhëruan evakuimin e qyteteve të Tajuya, Tacande de Abajo dhe pjesës së Tacande de Arriba që nuk ishte evakuuar tashmë për shkak të një shpërthimi vullkanik, thanë shërbimet e urgjencës.

Banorëve në ato qytete fillimisht iu tha të qëndronin brenda, por shërbimet e urgjencës vendosën të merrnin masa paraprake më serioze për shkak të rritjes së aktivitetit vullkanik.

Zjarrfikësit në La Palma janë tërhequr gjithashtu për shkak të intensifikimit të shpërthimeve vullkanike.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img