Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Aktivistja tha se shefi i Komisariatit i ka thyer krahun, reagon kryetari i PD: SPAK të hetojë ngjarjen, Policia është vënë në dispozicion të Erion Braçes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i PD në Lushnje, Saimir Korreshi reagon për ngjarjen e rëndë që është regjistruar sot në Divjakë ku një aktiviste e PD pretendon se është dhunuar nga shefi i Komisariatit Altin Shehu. Ajo ka mbërritur në spital me dorë të thyer.

Sipas Korreshit, Prokuroria duhet të veprojë pasi e gjithë Policia është vënë në dispozicion të Erion Braçes. Aktivistja Elsa Bita pretendon se shefi i Komisariatit e ka dhunuar pasi ka filmuar një aktivitet të PS.

“Jemi sot këtu, gjendjen e shikoni vetë, situatën e shikoni vetë ky shtet çfarë po bën një nga denoncueset më të forta të këtij pushteti, që ka denoncuar me fakte video paligjshmërinë që ndodh në qytetin e Divjakës.Shefi komisariatit ka dhunuar barbarisht dhe i bëj thirrje autoriteteve shtetërore SHCB-së që të gjithë polici që u vendos muajt e fundit nga Erjon Brace me shok, të gjithë strukturën e policisë që është vënë në funksion të fushatës.

Ditën që ka ndaluar qytetarët nuk më ka lejuar të zhvilloj aktivitetin me argumentin se jam kandidat në kundërshtim me ligjin po nuk ka proceduar asnjë dhe sot në kundërshtim me heshtje elektorale, urdhëro sot se çfarë bën shefi i komisariatit. I bëj thirrje të gjithëve drejtorit të policisë së qarkut, drejtorit të policisë Ardi Veliut, unë jam kandidati për deputet, Saimir Korreshi dhe sot duhet arrestuar shefi i komisariatit ka kamera që vërtetojnë paligjshmërinë.

Nëse nuk ndërhyni jeni bashkëautor me krimin, nëse SHKB-ja nuk ngrihet në këmbë jeni bashkëautor me krimin. Nëse nuk reagoni jeni të gjithë të lidhur me Erjon Bracen. Ndaj ju bëj thirrje edhe një herë Prokurorisë Lushnje, Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK-ut që të hetoni këtë vepër penale”, ka thënë Saimir Korreshi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img