Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aktivistja kundërshton ashpër projektligjin për tatimin e të vetëpunësuarve: Është mafioz dhe qelb erë, godet një nga shtresat më të ndershme

Shkruar nga Newsbomb
Aktivistja kundërshton ashpër projektligjin për tatimin e të

Aktivistja dhe njëherazi juristja, Brizida Gjikondi, ka kundërshtuar ashpër projektligjin për tatimin e të vetëpunësuarve, duke thënë se është një ligj mafioz që qelb erë dhe godet një nga shtresat më të ndershme.

Sipas saj ky shtet duhet t’i mbledhë paratë nga mafiozët e kriminelët që ndërtojnë në mes të Tiranës dhe jo nga shtresa e mesme.

Postimi i plotë i Brizida Gjikondit:

Projekt Ligji per tatimin e te vetpunesuarve dhe sherbimeve te lira. Eshte mafioz dhe qelb ere ! Godet nje nga shtresat me te ndershme, shtresen e mesme ! Vetem nje shtet i felliqur qe kodosh ka krimin dhe mafiozet e ben kete behet gjakpires dhe trim me te ndershmit ! Ai ligj ska per te kaluar ! Dhe jo vetem per pasojat qe sjell por sepse duhet ti tregoje kesaj qeverie qe kompromis me ekzistencen nuk ka.

Parate ti mbledh nga mafiozet kriminelet qe ndertojne ne mes te Tiranes dhe jo nga me te ndershmit qe jane ne zgrip te ekzistences. Edi Rama mos ! Mos harro qe sa me lart te hypesh ne pemë aq me shume te duket menderja ! Shtresa qe ti po cenon ne ekzistence nuk jane si ty dhe shoket e tu. Une jo nje here !!!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll