Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Aktivisti shkon në Ministri dhe sheh mjeket që luftojnë Covid-in: FOTO sa 1 mijë fjalë, sa shumë zonja-mjeke kujdesen për ne. T’ju nisim lule për jetët e shpëtuara

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

703053aa87ac0400012f652507c4cbd4

Aktivisti Altin Hazizaj ka publikuar një foto që siç thotë është nga ato foto që vlejnë sa 1000 fjalë.

Ai tregon se ka shkuar në Ministrinë e Shëndetësisë për punë, dhe aty ka parë mjeket që janë në frontin e parë të betejës me Covid-19. Në foto shquhen Silva Bino e ISHP dhe Najada Çomo e Infektivit.

“Nuk thone kot 1 foto sa 1000 fjale! Qellova sot ne mengjes te isha per pune ne Ministrine e Shendetesise rreth ores qe perkon me takimin e Grupit teknik te Covid 19 dhe nuk mund ta fshihja kenaqesine sesa shume zonja-mjeke kujdesen per shendetin publik. Nje pjese e tyre jane prekur e kane vuajtur nga Covid, por perseri jane kthyer ne krye te detyres qe kane marr persiper”, shkruan ai.

Më tej, Hazizaj thotë se për sakrificën e tyre mjeket meritojnë nganjë buqetë me lule për jetët e shpëtuara.

“Eshte shume e lehte per ne qe nuk vijme apo nuk jemi pjese e sistemit shendetesor, t’i paragjykojme, te mos t’i kuptojme, por ne fund te fundit, ato jane zeri i ndergjegjes shendetesore dhe i mbrojtjes sone nga ky virus, qe tashme edhe menderisht na ka konsumuar.

Teksa largohesha, nuk mund te mos mendoja sakrificen e tyre humane dhe gjithe kete mund njerez e personal, qe nuk ka te paguar. Mbase duhet çdo mengjes t’ju nisim nje tufe me lule, si te vetmin shperbim per jetet e shpetuara”, shkruan aktivvisti Altin Hazizaj, dhe ndan foton e mëposhtme.

122775406_10223822630935318_4905676994612516949_o.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img