Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aktivisti 'përplaset' me ministren Manastirliu: Të vaksinohet 20% e popullatës është shumë pak, duhet të bëhemi si SHBA, 70% deri në verë

Shkruar nga Newsbomb
Bojaxhi - Manastirliu

Aktivisti Gjergj Bojaxhi është përplasur sot në “Open” me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, lidhur me procesin e vaksinimit që ka nisur sot në orën 15:00 në stadiumin “Air Albania”.

Manastirliu tha se paraprakisht që virusi të shuhet në vendin tonë duhet të vaksinohet 20% e popullësisë, pra 600 mijë qytetarë, që i bie 1.2 milionë doza.

Ndërkohë Bojaxhi tha se kjo shifër është tepër e vogël duke bërë krahasimin me SHBA që tha se deri në verë do jenë vaksinuar 70% e popullësisë apo shtete Europiane.

Bojaxhi: Këta nuk dinë se vaksina kanë dhe sa duhen bërë. Kaq doza janë minimale deri në fund të marsit ne nuk kemi përmbyllur as grupet e riskut. Duhet të vaksinohet mbi 50% e popullësisë.

Manastirliu: Më thoni një vend që ka arritur kaq shumë?

Bojaxhi: Jua them unë. Amerika deri në verë deklaroi Fauci do ketë vaksinuar 70% të popullatës.

Manastirliu: Çfarë thua, po na krahason me SHBA ne? Ata e prodhojnë normal që do jenë përpara gjithë botës.

Bojaxhi: Më thatë t’ju them një vend dhe po ua them. Tani ju nuk doni të dëgjoni se s’ju pëlqen. Kemi vendet e Europës Perëndimore. Këto vende do kenë arritur të vaksinojnë 50% të popullatës...

Manastirliu: Me 20% të popullatës të vaksinuar...

Bojaxhi: Me 20% nuk hapet dot turizmi, nuk hapet normaliteti ekonomik

Manastirliu: Ore unë flas çfarë thonë ekspertët ti thua...

Bojaxhi: Po çfarë ekspertësh thua çfarë thanë ato?

Manastirliu: Me 20% ulet grupi i riskut, ulet pesha në spiotale, kufizohet përhapja e virusit nuk kemi ngarkesa në spitale. Për çfarë po vuajnë sot shumica e spitaleve, se i kanë spitalet plotë. Vaksina është një armë që do të na ndihmojë. Procesi i vaksinimit nuk është i lehtë. Sot bota për këtë po lufton.

Bojaxhi: Izraeli deri në fund të botës do ketë të vaksinuar 100% të popullatës

Vasili: Epo Izraeli është Izraeli

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll