Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Aktivisti i njohur rrëfen betejën me Covid: 3 javë plot vuajtje, sa afër vdekjes mund të kem qenë… (Falenderon mjekët që i shërbyen)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7969dbcf0fbdb89232a8980fc61491b0

Aktivisti i njohur Altin Hazizaj fiton pas 3 javësh betejën me Covid-19. Ai thotë se ato ditë kanë qenë shumë të vështira për të, plot vuajtje.

“Asnjehere nuk do ta di sesa afer apo larg vdekjes mund te kem qene! Rreth 5-6 dite pas prekjes nga covid pata komplikacione dhe ulje te larte te oksigjenit qe kerkonin marrjen e masave urgjente! Po te mos ishte per Prof. Tritan Kalon dhe te gjithe kuren e sugjeruar prej tij, mbase nuk do t’ia kisha dale te kurohesha kaq shpejt! I nderuar Prof. e di qe ke shpetuar gjithe keto jete nga Covid! Shto edhe timen aty! Te jam mirenjohes per te gjithe jeten”, shkruan Hazizaj.

Gjithashtu, ai falenderon ministren, mjekët e tjerë dhe miqtë që i kanë qëndruar pranë në ato tre javë të vështira.

“Pa ndihmen e jashtezakonshme te Dr. Vera Uka-s qe u kujdes per çdo aspekt te mushkrive e mjekimeve dhe Dr. Donjeta Bali per te gjithe gjendjen time, edhe sot do te isha me plot probleme! Vera dhe Dona, te dashura ju falenderoj per te gjithe jeten”, shkruan ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i Altin Hazizaj:

Sot jam perfundimisht COVID-free! 3 jave te veshtira, me plot vuajtje, por qe me kane dhene kaq shume mesime per te gjithe jeten e kujdesin qe duhet treguar per trupin, mendjen dhe shendetin!

Kam qene i mikluar te gjithe keto jave nga dashuria dhe kujdesi i kaq miqve, mikeshave e te njohurve, qe nuk kursyen as kohen e mundin te me shkruanin e te me uronin sherim! Ju falenderoj te gjitheve me zemër dhe uroj te mos kem asnje rast t’ju uroj te njejten, sepse dua t’ju shoh te gjitheve plot shendet!

Asnjehere nuk do ta di sesa afer apo larg vdekjes mund te kem qene! Rreth 5-6 dite pas prekjes nga covid pata komplikacione dhe ulje te larte te oksigjenit qe kerkonin marrjen e masave urgjente! Po te mos ishte per Prof. Tritan Kalon dhe te gjithe kuren e sugjeruar prej tij, mbase nuk do t’ia kisha dale te kurohesha kaq shpejt! I nderuar Prof. e di qe ke shpetuar gjithe keto jete nga Covid! Shto edhe timen aty! Te jam mirenjohes per te gjithe jeten!

Pa ndihmen e jashtezakonshme te Dr. Vera Uka-s qe u kujdes per çdo aspekt te mushkrive e mjekimeve dhe Dr. Donjeta Bali per te gjithe gjendjen time, edhe sot do te isha me plot probleme! Vera dhe Dona, te dashura ju falenderoj per te gjithe jeten!

Kam nje falenderim nga zemra per Ministren e Shendetesise, qe pertej stresit e ngarkeses se perditshme, ne netet e mia te veshtira, si çdo njeri i mire dhe mikeshe e vjeter, gjente kohe te pyeste per shendetin tim dhe nese kisha nevoje per gje! Ogerte e dashur, nuk do ta harroj asnjehere miresine dhe kujdesin tend edhe ne oret e vona te mbremjes, bashke me keshillat per te qene me i forte!

Tani nese ka dy personazhe qe ma kane marr “shpirtin” çdo dite e çdo ore, qe s’me kane lene te bie 2 minuta ne paqe, deri sa çdo qelize e trupit te ishte e kujdesur, qe cdo doktor e mjek me kishte kontrolluar koke e kembe, qe cdo sherbim ishte marre, çdo gjilpere e çdo mjekim, ata jane  June Aurelia se bashku me Thor Barkley – tamam grup zjarri. Nuk kishte rendesi qe ishim 6 ore diference, nate apo dite, grupi zjarrit me ka mbajtur nen kujdes absolut! Dashurite e mia  faleminderit!

Kam kaq shume mirenjohje per te gjithe miqte e mikeshat qe çdo dite me kane nisur nga nje mesazh te vockel dashurie e kujdesi, me kane ndihmuar per analizat apo edhe ndonje supe e ushqim te ngrohte, qe ma zbukuronin diten e naten: Donika Bardha, Mirgit Vataj, Linda Pino, Elvis Gjata, Teta Lirka, Ardi Pulaj, Miranda Coha, Victoria Barkley McAdoo e plot e plot te tjere: JU FALEMINDERIT. Kurdo te mundemi do ta çojme nje dolli per bukurine e jetes!

COVID eshte jo vetem nje semundje e tmerrshme, por edhe e shtrenjte ta trajtosh ne kushte shtepie! Nena Suzana Hazizaj dhe Baba Meno Hazizaj nuk u kursyen qe diten e pare qe te mbulonin shpenzimet e kostot e trajtimit e çdo gje tjeter! Te kesh kujdesin e prinderve te tille eshte fati me i madh qe mund te kete dikush! Zemrat e mia faleminderit!

Se fundi, per kedo qe ende ka ndonje dyshim per Covid, merreni seriozisht jeten e shendetin tuaj! Nje maske nuk ju kushton asgje! Maska dhe pastertia eshte respekt per veten mbi te gjitha, pastaj per te tjeret! Mos u beni shkak per njerezit e tjere te vuajne apo me keq, vdesin, thjesht se pertoni te mbani maske! Kaq pak ju kerkohet: mbaj maske! Ruaj veten! Testohu nese ke dyshime!

Jeto e ler te jetojne

Më shumë

spot_img
spot_img