Hapësire reklamuese

Bota

Aktivisti bën parashikimin e frikshëm: 180,000 persona mund të jenë nën rrënoja në Turqi, të gjallë dhe të vdekur

Shkruar nga Newsbomb
Aktivisti bën parashikimin e frikshëm: 180,000 persona mund të
Aktivisti Charles Lister, drejtor i programeve për Sirinë dhe Kundër Terrorizmin në Institutin e Lindjes së Mesme, ka bërë një parashikim të frikshëm në llogarinë e tij në Tëitter. Sipas tij, vetëm në Turqi janë nën rrënoja 180,000 persona, të gjallë dhe të vdekur. Sipas disa vlerësimeve, 180,000 njerëz mund të jenë të bllokuar nën rrënoja në Turqinë jugore -- të gjallë dhe të vdekur. Ne sapo kemi 'gërvishtur' sipërfaqen e tragjedisë", shkruan Charles Lister, duke ndarë gjithashtu dhe një shkrim të prestigjozes "The Economists". Ky parashikim dhe vlerësim është bërë dhe nga ekspertët vendas të sizmiologjisë në Turqi, për shkak të numrit të lartë të shtëpive dhe objekteve të tjera të shembura. Duke folur për The Economist, eksperti i tërmeteve Ovgun Ahmet Ercan vlerëson se "180,000 njerëz ose më shumë mund të mbeten nën rrënoja, pothuajse të gjithë të vdekur". Shifrat e viktimave vazhdojnë të rriten ndjeshëm në të dy vendet, dhe sipas raporteve të AFAD, vetëm në Turqi 8.574 persona kanë humbur jetën dhe 49.133 të tjerë janë plagosur. Vetëm në Turqi raportohen mbi 6.000 shtëpi, pallate dhe objekte të tjera të shembura. Numri i viktimave, të plagosurve dhe ndërtesave të shembura në Siri është shumë i lartë gjithashtu, por atje vëmendja ndërkombëtare është pothuajse inekzistente. Më shumë se 298,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, sipas lajmeve shtetërore. Ministri Lokal i Administratës dhe Mjedisit Hussein Makhlouf, tha se numri i të vdekurve nga tërmeti deri më tani është rritur në 1,262 dhe të plagosurit kanë arritur në 2,258, në një referencë të dukshme për pjesët e Sirisë nën kontrollin e qeverisë dhe jo ato të mbajtura nga fraksione të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese