Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Aktivistët thonë se avatari i një gruaje është sulmuar seksualisht në Metaverse

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një grup aktivistës pretendojnë se avatari grua i nje studuieseje 21-vjeçare është sulmuar seksualisht në platformën e realitetit virtual të Facebook, Meta.

Grupi i aktivistëve që studion pasojat në metaverse thotë se Meta ka nevojë për plane më të mira për të zbuluar dëmet që mund të shkaktohen brenda realitetit virtual.

Kompania tha për BBC, se ka kërkuar që ngjarja të hetohet dhe të merren masat përkatëse.

Platforma e realitetit virtual “Horizon Worlds” është aktualisht e aksesueshme vetëm nga përdoruesit në SHBA dhe Kanada. Avatarët janë të thjeshtuar në personazhe me pamje vizatimore.

Por aktivistët e “SumOfUs” shprehen se sulmet në metaverse mund të jenë tepër traumatike. “Sërish quhet sulm, sepse sërish ka një ndikim të fortë te përdoruesit”.

BBC thotë se ka parë pamjet brenda metaverse, ku avatari femër qëndron në një dhomë me dy avatarë meshkuj, njëri prej të cilëve është shumë afër saj. Ata bëjnë komente ngacmuese teksa ndajnë me njëri tjetrin një pije virtuale.

Duke qenë se platforma virtuale Meta është ende në ndërtim e sipër, nuk ka asjë rregullator për çështje të tilla.

Kreu i plaftormës Meta, në një postim referuar problemeve të ngjashme shkruan se “menaxheri i një lokali në realitetin virtual nuk mund të mbahet përgjegjës për moderimin dhe ndalimin e bisedave. Është njësoj si ai të vijë te tavolina juaj, t’ju dëgjojë çfarë thoni dhe të vendosë t’ju heshtë nëse s’i pëlqen ajo që thuhet”.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img