‘Aktet normative kanë nevojë për miratim’, Balla: Ja kur do mblidhet Kuvendi

Publikuar tek: politike, më 17:22 04-04-2020 ‘Aktet normative kanë nevojë për miratim’, Balla: Ja kur do mblidhet Kuvendi Taulant Balla

Taulant Balla, kreu i Grupit Palamentar të Partisë Socialiste ka theksuar se aktet normative të Qeverisë në situatën e Covid-19 kanë nevojë për miratimin në Kuvend, në të kundërt afati i tyre do të ishte vetëm 45 ditë.

Balla është shprehur se në 12 prill do të mblidhet parlamenti, në kushte dhe seancë të jashtëzakonshme. Deputeti i PS-së e ka bërë me dije këtë fakt në një intervistë për News 24, duke shtuar se aktet normative të domosdoshme në këtë kohë janë të rëndësishme.

Taulant Balla u shpreh se do tregohen të kujdeshëm për sigurinë dhe distancimin social, duke bërë që seanca për miratimn e akteve normative të zhvillohet normalisht dhe pse në këto kushte të vështira prej koronavirusit.

‘Në mesin e prillit do mblidhet Parlamenti në seancë dhe kushte të jashtëzakonshme. Do bëjmë çështë e mundur që të sigurohet distancimi prej disa metrash. Është e domosdoshme që Kuvendi të mblidhet dhe të diskutojë për miratim aktet normative për buxhetin, aktet shtrëngues apo ndihmën e biznesit, sepse kanë vlerë. Në të kundërt ato zgjasin vetëm 45 ditë, kështu që do të mblidhet Parlamenti në 12 prill’, u shpreh Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010047912597656
array(1) { ["section"]=> string(79) "aktet-normative-kane-nevoje-per-miratim-balla-ja-kur-do-mblidhet-kuvendi-201359" }