Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Aktet e dhunës në protestë, Bardh Spahia: Te populli ka shpërthyer revolta, opozita e ka të vështirë ta menaxhojë

spot_img

Lajme të ngjashëm

e9725f5bae1589f29001909747b01edb

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia shprehet se tek populli ka shpërthyer revolta të cilën opozita e ka të vështirë ta menaxhojë.

Në emisionin ‘Byro Politike’, Spahia është shprehur se protestat e opozitës janë kthyer në model njëlloj si ato europiane, ndërsa ka ritheksuar se protestuesit janë ekstremisht të revoltuar me qeverinë.

‘Unë besoj se tani është e qartë për çdo shqiptar se protestat e opozitës kanë si kryefjalë të tyre modelin e jashtëzakonshëm të protestave evropiane. Kryefjalë e këtyre protestave ka qenë qytetaria, edhe pse protestuesit janë ekstremist të revoltuar me qeverinë Rama.

Gjithçka duhet parë në kontekstin e saj që ka ndodhur vite e fundit, që nga mënyra se si ka ardhur kjo qeveri në pushtet. Në momentin që protestuesit hodhën kapsolla ndaj Kryeministrisë pati një ndërhyrje të menjëhershme të Bashës dh të organizatorëve. Në mentalitetin e çdo shqiptari, në mendjen e çdo shqiptari është rrënjosur se ai parlament është ilegjitim. Bëhet e vështirë jo vetëm për Bashën por për gjithë opozitën shqiptare, menaxhimi i  revoltës që ka shpërthyer tek shqiptarët’, ka thënë Bardh Spahia.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme ish-deputeti demokrat është përplasur me ministrin Lleshaj në ambientet e siptalit të Traumës, aty ku kishte shkuar për të vizituar protestuesit e plagosur, ndërsa Lleshaj për policët.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img