Hapësire reklamuese

Rajoni

Aktakuzë ndaj dy deputetëve shqiptarë që kërcënuan prokurorët 

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_216034" align="alignnone" width=""]Deputetët e parlamentit të Kosovës, Shkumbin Demaliaj dhe Milaim Zeka [/caption]

Me akuza për kërcënim të prokurorëve, pritet të përballen dy deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Pas gati 4 muajsh hetim, Prokuroria Themelore në Prishtinë është në fazën përfundimtare të ngritjes së dy aktakuzave për kanosje të prokurorëve, përkatësisht Prokurorit Special, Elez Blakaj, dhe Prokurorit Afrim Shefkiu.

Prokuroria pritet të ngrejë aktakuzë ndaj deputetit të AAK-së Shkumbin Demaliajt, me dyshimet se kishte kërcënuar Prokurorin Special Elez Blakaj.

E me këtë aktakuzë për kanosje pritet të përballet edhe deputeti i Nismës, Milaim Zeka i cili, sipas Prokurorisë, kishte kërcënuar Prokurorin Afrim Shefkiu.

Prokuroria pretendon se ka ofruar mjaftueshëm prova dhe dëshmi për këto dy raste të veprave penale.

Por, avokati i Shkumbin Demaliajt, Arianit Koci, është i bindur se nuk janë përmbushur elementët e veprës penale për klientin e tij, derisa insiston se deklarimet e Demaliajt për prokurorin Blakaj ishin keqkuptuar.

Edhe avokati i Milaim Zekës, Gazmend Halilaj, thotë se Prokuroria nuk ka bazë për ngritje të aktakuzës ndaj klientit të tij.

Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria arrestoi dy deputetët, Shkumbin Demalij dhe Milaim Zekën, me dyshimet se kishin kryer veprën penale të “kanosjes”.

Demaliaj dyshohej se gjatë një interviste kishte kërcënuar prokurorin Elez Blakaj, kur kishte thënë se do të merrej me të privatisht.

Ndërsa, Zeka ishte arrestuar dhe mbajtur në paraburgim prej 30 ditësh me dyshimet se kishte kanosur Prokurorin Afrim Shefkiu, kur kishte deklaruar se do t’i lajë hesapet me të. 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.