Aktakuza për Thaçin dhe Veselin, Veteranët e UÇK-së lajmërojnë protestë në mes të Prishtinës

Publikuar tek: rajon, më 20:05 04-07-2020 Aktakuza për Thaçin dhe Veselin, Veteranët e UÇK-së lajmërojnë protestë në mes të Prishtinës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka njoftuar më datë 9 korrik mbajtjen e një proteste në mes të Prishtinës, pas aktakuzës publike për Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Edhe pse vetë Veseli ka kërkuar që protesta të mos mbahet për shkak të situatës në të cilën ndodhet vendi nga Covid-19, kryetari Hysni Gucati ka thënë se ata do t’ju dali gjithmonë në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vepron në bazë të vendimeve që i merr Këshilli Drejtues dhe kryesia e saj, lidhur me protestën e paralajmëruar me 9 korrik në Prishtinë në ora 12:00, ne do të veprojmë siç është me së miri dhe me së drejti duke i dalur në mbrojtje gjithmonë ish-ushtarëve të UÇK-së, nuk do të rrezikojmë jetën e asnjë qytetari, shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha, OVL e UÇK-së i ka strukturat e saj që vendosin se si të veprojë”, shkruan ai.

Kujtojmë se, në aktakuzën për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin dhe të dyshuar të tjerë, pretendohet se ata janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010350942611694
array(1) { ["section"]=> string(98) "aktakuza-per-thacin-dhe-veselin-veteranet-e-uck-se-lajmerojne-proteste-ne-mes-te-prishtines-212838" }