Hapësire reklamuese

Politikë

Aktakuza e Hagës për Thaçin e Veselin, Politikani Milo: Dramatike për Kosovën. Lobim i sofistikuar i qarqeve lobuese europiane

Shkruar nga Newsbomb
FotoArkive: Politikani Paskal Milo

Politikani Paskal Milo e konsideron si dramatike aktakuzën e Prokurorisë Speciale në Hagë për Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.

“S’ka vend për hamendësime, është një ngjarje dramatike për Kosovën. Do ndikojë patjetër në stabilitetin e Kosovës. E quaj dramatike se të vihet në aktakuzë presidenti i Kosovës dhe drejtuesi i një prej partive më të mëdha në Kosovë, patjetër që është dramatike. Është vërtet shumë e rëndë. Kosova ndodhet në një nga periudhat më të rënda të saj pas vitit 1999”, tha Milo në emisionin e Eni Vasilit.

I pyetur nga moderatorja pse ky vendim vinte në këtë moment, Milo tha “Këtu fshihet gjithçka. Ky vendim nuk është rastësor, nuk është spontan. Nuk është i një prokurori cilido qoftë ky.”

Më tej, ai e tha se “kjo lëvizje” është një lobim i sofistikuar i qarqeve politike europiane të cilat kanë patur rezervat e veta për Kosovën, qëkur ajo u çlirua. “Është një lëvizje që mbart në vetëvete jo vetëm një qëndrim që është endur për muaj të tërë për tu shfaqur tani, por është e qartë që prapa tij qëndron një lobim i sofistikuar i qarqeve politike europiane të cilat kanë patur rezervat e tyre ndaj Kosovës qëkur ajo është çliruar”, përmbylli politikani Paskal Milo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.