Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Akt i rëndë”, Berisha në listën e “zezë” në SHBA, Ralf Gjoni nga Kuvendi: SHBA të na i kishte kuryser 8 vite nën pushtetin e tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Ralf Gjoni gjithashtu në Kuvend ka folur për shpalljen “non grata” të Sali Berishës dhe familjes së tij.

Gjoni u shpreh se ky vendim është i vonuar, teksa thotë se SHBA duhet ta kishte marrë vendimin që në 1997, duke u kursyer kështu shqiptarëve edhe 8 vitë të Berishës në politikë.

“Nuk mund të mos flasim, të rrimë të heshtur, për ish presidenti. E kanë quajtur një person të përfshirë në akte korruptive, ndëryrje në procese publike. I cili sipas SHBA ka përdorur pushtetin e tij për tu pasuruar xhepin e tij dhe të aleatëve të tij, në kurriz të qytetarëve dhe besimit shqiptarë. Këtë thotë raporti. Cfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që disa prej nesh e dinin që Sali Berishës iu është ndaluar të shkojë në SHBA.

Është një akt i rëndë. Dje u mor vendimi , jo pak domethënës për ti ndaluar hyrjen në SHBA. Pyeta një vajzë dje, cfarë mendon për këtë, tha “tepër vonë nuk më përket”, më tha. Ajo ishte e lindur në 94’. Pra ajo e percepton si një akt të vonuar, unë jam dakord, duhet të kishin bërë dicka në 97. Të na i kishin kursyer edhe 8 vite në qeverisjen e tij. Unë si shqiptar, babai im është i varrosur në SHBA, mamaja ime ka pashaportë amerikane.

Unë kam folur gjithmonë hapur, ujku ujku po cakalli po bën kërdinë. Unë besoj se qytetarët presin dhe nga ne, nga politika shqiptare. Shqipëtarët presin që reforma në drejtësi të mos ngelet një fabul imagjinare, prova që Sali Berisha dhe klika e tij kanë marrë pjesë në akte korruptive. Duhen prova me qëllim që të bëhet drejtësi. Ai është 70 e ca kusur vjeç, në Gjir të Lalzit mund të rrijë, të gjthë shqiptarët i kanë sytë nga drejtësia,” tha Gjoni ndër të tjera.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img