Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

‘Akt human dhe solidariteti’, Presidenti Meta falenderon qytetarët e Kavajës që dhuruan gjak

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkia e Kavajës së bashku me një numër të madh qytetarësh kanë dhuruar gjak për të ndihmuar fëmijët talasemikë.

Pas alarmit të dhënë nga neësbomb, pasi mjekët kishin thënë se rezervat e gjakut do të mbaronin në dy ditët e ardhshme, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i qytetarëve.

Presidenti Meta, i cili është edhe vetë një dhurues i rregullt i gjakut, ka falenderuar Bashkinë dhe qytetarët e Kavajës që me dhurimin e tyre u erdhën në ndihmë rreth 600 fëmijëve të sëmurë me talasemi.

Ai e quajti një akt human dhe solidariteti në këto ditë të vështira, si dhe një shembull të jashtëzakonshëm frymëzimi.

“Mirënjohje Bashkisë Kavajë dhe qytetarëve të saj të mrekullueshëm, të cilët me zemër të madhe ju përgjigjën sot vullnetarisht apelit për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Akti i tyre human dhe solidariteti në këto momente të vështira për mbarë shoqërinë tonë, është një shembull i jashtëzakonshëm frymëzimi.

Dhurimi i gjakut nuk lidhet me problematikat shëndetësore që shfaq pandemia COVID-19, ndaj i inkurajoj të gjithë, në veçanti të rinjtë të udhëheqin dhe ta mbështesin vullnetarisht këtë kauzë humane”, shkruan Meta në statusin e tij.

91755694_2904003249645929_4289351561835970560_o.jpg91918232_2904003376312583_4278374600384970752_o.jpg

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/twO3YfkW7bk” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen ]
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img