Hapësire reklamuese

Politikë

Aksioni SPAK, Salianji: S’kuptohet ku fillon krimi e ku mbaron shteti

Shkruar nga Newsbomb
Aksioni SPAK, Salianji: S’kuptohet ku fillon krimi e ku mbaron shteti

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me operacionin e SPAK, ku u dhanë urdhër-arreste për disa efektivë të policisë.

Salianji me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se arrestimet policisë konfirmojnë qindra denoncimet e opozitës për lidhjet e drejtuesve të policisë me krimin dhe për përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale.

“Depërtimi i krimit në politikë dhe përdorimi i bandave si shtabe elektorale ka prodhuar këtë situatë ku përditshëm shpërfaqen copëza të ngjarjeve ku nuk kuptohet ku fillon krimi e ku mbaron shteti, apo akoma më keq koklavitjen dhe mpleksjen në një të shtetit me krimin”, shkruan Salianji në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Arrestimet e fundit të drejtuesve të lartë të policisë konfirmojnë qindra denoncimet e opozitës për lidhjet e drejtuesve të policisë me krimin, për përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale, për promovimin e shefave të policisë në bazë të lidhjeve me krimin dhe promovimit prej krimit dhe jo mbi bazën e meritës dhe performancës në luftë me krimin!

Depërtimi i krimit në politikë dhe përdorimi i bandave si shtabe elektorale ka prodhuar këtë situatë ku përditshëm shpërfaqen copëza të ngjarjeve ku nuk kuptohet ku fillon krimi e ku mbaron shteti, apo akoma më keq koklavitjen dhe mpleksjen në një të shtetit me krimin!

Si përherë kemi inkurajuar e inkurajojmë institucionet ligjzbatuese për të luftuar pa dallim krimin, depërtimin dhe lidhjet e tij në nivele të larta të organeve ligjzbatuese apo të politikës!

Kujtojmë që SPAK dha disa urdhër-arreste, ku mes tyre ishin zyrtarë të lartë të policisë, pasi dyshohen si të përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese