Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në vijën bregdetare, pushuesit të shqetësuar: Kemi paguar shezlonget për 10 ditë, të na kthejnë lekët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Task Forca e veçantë për lirimin e vijës bregdetare ka zbarkuar sot në terren. Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, ka nisur faza e dytë e operacionit për lirimin e hapsirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra.

Mirëpo ky aksion ka shqetësuar pushuesit. Një pushues nga Kosova shprehet se ai ka paguar për çadrën e tij dhe të bashkëshortes për 10 ditë, ndërsa sot policia i ka kërkuar që të largohet, pasi subjekti ku ata kanë paguar ka vendozur shezlonget dhe çadrat pa leje në det.

Qytetari i Kosovës kërkon që t’i kthehen lekët që ka paguar.

“E kena paguar për 10 ditë, tani na thonë ikni. Kemi 15 vite që vijmë këtu. T’më kthejnë lekët dhe u kry puna,” tha një pushues nga Kosova.

“Të na japin lekët, s’është punë kjo”, tha një tjetër.

Policia njoftoi pak më parë se në Golem kontrolli ka filluar nga Përroi Agait në drejtim të Karpenit, dhe kontrollet do vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 11 parcela pa leje ku janë hequr rreth 550 shezlongë dhe rreth 280 çadra. Sipas Policisë, deri tani operacioni vijon pa probleme.

Më shumë

spot_img
spot_img