Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksioni në Velipojë për prishjen e ndërtimeve pa leje, flet Lamallari: Operacioni do të vijojë nuk ka kthim mbrapsh

Shkruar nga Newsbomb
Aksioni në Velipojë për prishjen e ndërtimeve pa leje, flet

Zëvëndës ministri i Brendshëm Besfor Lamallari, ka folur në lidhje me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil dhe Velipojë.

Në një prononcim për media, i pyetur nga mediat nëse prishja e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare prish imazhin e turizmit, ai tha se të zbatosh ligjin nuk është prishje imazhi, por mesazh për të gjithë ata që shkelin ligjin.

Ai tha se për aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje nuk ka më kthim mbrapsh dhe se do të dënohen edhe personat përgjegjës që nuk kanë denoncuar ndërtimin e këtyre ndërtesave pa leje.

“Unë nuk mendoj se u prishet imazhi turistik, por tregohet sesi zbatohet ligji po flasim për persona që kanë shkelur ligjin. Çështja është e ndjeshme po këto janë çështje që duhen zbatuar cdo ditë. Ky është mesazh, cdo kush që mendon  se do të ndërtojë ku të dojë, duhet ta bëjë sipas ligjit. Këtu mbizotëon vetëm ligji. Sa për të qëne sa më konfort, kështu që për cdo rast është shytuar dokumentacioni. Cdo gjë duhet bërë në mënyrë korrekte.

Në fakt sic e përmenda më herët sot përfitoj nga rasti të them se përgjegjësia është e atyre që shkel ligjin. Ashtu edhe e persona që kanë toleruar shkelësit e ligjit dhe kanë mbyllur sytë. Kështu po vijohet me të gjithë personat që duhet të reagonin dhe nuk kanë reaguar.

Ajo cfarë është një operacion që vijon nuk ka kthim pas, dhe të gjithë pushuesit të pushojnë në Shqipëri ashtu sic duhet. Ka pasur një afat që ka përfunduar mbrëmë kjo ka sjellë edhe detyrimin për të reaguar edhe me përgjegjësit përkatës.

Bashkëpunimi me Bashkinë e Shkodrës është i nevojshëm për të bërë të mundur zbatimin dhe lehtësimin e punës,” tha Lamallari ndqër të tjera.

Kujtojmë që ditën e sotme IKMT ka zhvilluar një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil dhe Velipojë.

IKMT ka planifikuar të shembë 15 objekte pa leje në Velipojë, ndërsa në Ksamil 30 të tilla.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll