Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Aksioni” i SPAK për të zbuluar sekretet e Qynos, Vezaj: I bllokuan lodrat e fëmijëve

Shkruar nga Newsbomb
“Aksioni” i SPAK për të zbuluar sekretet e Qynos, Vezaj: I

Mbajtja për rreth 10 orë e gazetarit, Elton Qyno, në SPAK për t’i dhënë prokurorit burimin e informacioneve të lajmeve që lidhen me dosje kriminale në Shqipëri ka shqetësuar aktivistë, kolegë të gazetarit dhe avokatë.

Sipas tyre mbajtja “peng” e gazetarit ishte paligjshme dhe kërkesa që i është bërë atij për të nxjerrë burimin e informacionit bie ndesh me parimet bazë të gazetarisë për të publikuar çdo lloj informacioni dhe për të mos zbuluar burimin e informacioneve.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe gazetari Flamur Vezaj.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vezaj shprehet i revoltuar për marrjen në pyetje të Etlon Qynos dhe terrorrizimit që organet kompetente i bënë familjes së gazetarit, duke i shkuar në shtëpi dhe duke i kontrolluar sendet e tyre personale, sikur Qyno të kishte bërë krim dhe jo thjesht detyrën e tij të gazetarit.

Teksa thotë se prokuroria është e paaftë të ruaj sekretin, Vezaj bën me dije se gjyqtarja Atalanta Zeqiraj terrorizoi Eltonin, bashkëshorten e tij dhe dy femijet e vegjël.

LEXO EDHE: U mbajt me orë të tëra në SPAK, flet Qyno: Më bënë presione në çdo lloj forme

Gazetari thotë se SPAK bllokoi dy lodrat elektronike të dy fëmijëve të gazetarit Elton Qyno, për të gjetur burimin e informacioneve.

Gjithashtu ai shkruan se në kundërshtim të çdo ligji kundër gazetarëve, sekuestruan kompjuterin e bashkëshortes së Qynos, të cilin Qyno e përdorte për të shkruar lajme nga shtëpia dhe gjithë USB e letrat e printuara ku ndodhej emri i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, vetëm për të gjetur burimin e informacionit.

Pas lirimit nga SPAK mbrëmë, Elton Qyno  tha se u mbajt në SPAK deri në orën 17:00 dhe u njoftua se kishte një vendim Gjykate për t’i kontrolluar shtëpinë, zyrën dhe automjetin.

Ndër të tjera gazetari u shpreh se pas deklaratës së dhënë ka patur presione për të treguar burimin e informacionit.

Postimi i plote

Gjyqtarja dhe Prokuroret e paafte, perballe kolegut Elton Qyno!

###

?Altin Dumani e Behar Dibra, pse jeni Ju te paafte per te ruajtur sekretin, Nuk Ju ka fajin Qyno!

?Altin Dumani e Behar Dibra, Pse jeni Ju te paafte per te zbardh krimet, Nuk Ju ka fajin Qyno!

?Altin Dumani e Behar Dibra, Pse jeni te paafte Ju te kontrolloni vartesit tuaj, Nuk Ju ka fajin Qyno!

?Altin Dumani e Behar Dibra, Pse jeni te paafte Ju Qe Ju genjen I penduari Dumani, Nuk Ju ka fajin Qyno!

?Altin Dumani e Behar Dibra, Pse jeni te paafte Ju per te gjetur prova kunder atyre Qe ka deshmu I penduari, Nuk Ju ka fajin Qyno!

?Altin Dumani e Behar Dibra, Pse jeni te paafte Ju e doni te shmangni hapur njerez nga pergjegjesia penale, Nuk Ju ka fajin Qyno!

?Altin Dumani e Behar Dibra, Pse jeni te paafte Ju te ngreni akuze ndaj atyre Qe mbeshtesin Suel Çelen, Nuk Ju ka fajin Qyno!

?Altin Dumani e Behar Dibra, Pse jeni te paafte Ju te gjeni Tao Çelen me shok, Nuk Ju ka fajin Qyno!

?Altin Dumani e Behar Dibra, Pse jeni te paafte Ju e tallet i penduari Dumani me Ju, Nuk Ju ka fajin Qyno!

?Altin Dumani e Behar Dibra, Pse jeni te paafte Ju dhe favorizoni njerez me pushtet, Nuk Ju ka fajin Qyno!

?Altin Dumani e Behar Dibra Pse jeni te paafte e frikacak ti ngrini akuze Lali Erit, Nuk Ju ka fajin Qyno! ……Etj etj etj…..

❌Ajo cfare ndodhi sot Eshte Nje kemban alarmi per te gjithe koleget GAZETARE jo Vetem te kronikes!

❌Per te zbuluar burimin e informacioneve te Qynos, prokuroret Dumani, Dibra dhe gjyqtarja Atalanta Zeqiraj terrorizuan Eltonin, bashkshorten e tij dhe dy femijet e vegjel!

❌Per me shume se 14 ore Dumani, Dibra dhe gjyqtarja Zeqiraj, moren peng Qynon, torturuan psikologjikishte, terrorizuan, shantazhuan, kercenuan e deri edhe e fyen, vetem e vetem per te zbuluar burimin e informacioneve!

❌Gjate 14 oreve, Dumani, Dibra e Zeqiraj, terrorizuan femijet duke kontrolluar me dhune shtepine e tij 60m2 (jo sa te prokuroreve e gjyqtareve), dhomat e dy femijeve te vegjel, lodrat e tyre e me pas i bllokuan dy lodrat elektronike te femijeve ne kerkim te burimit te informacioneve!

❌Dumani, Dibra e Zeqiraj, pas 14 oreve terror, ne kundershtim te cdo ligji kunder gazetareve, sekuestruan kompjuterin e bashkshortes se Qynos, qe ky e perdorte per te shkruar lajme nga shtepia, gjithe USB-t e letrat e printuara ku ndodhej emri i te penduarit Dumani, vetem per te gjetur burimin e informacionit!

❌Dumani, Dibra e Zeqiraj ne kundershtim te cdo ligji, I sekuestruan kompjuterin e punes Dhe gjithe dosjet qe Qyno kishte ne zyren e tij te punes pa kursyer Edhe file-t personale ne kompjuter, vetem per te gjetur burimin e informacionit!

❌Dumani, Dibra e Zeqiraj me ndihmen e agjenteve te byros, arriten ti gjejne me pajisje pergjimi Edhe telefonat ku Qyno I kishte fshehur duke ia sekuestruar, vetem per te gjetur kontaktet e tij dhe burimin e informacionit!

❌Te gjitha keto tortura ne emer te sekretit hetimore, Dumani, Dibra e Zeqiraj i bene Vetem per te gjetur “armikun” ne mesin e tyre Qe Qynon Dhe koleget e tjere i ndihmon me lajme dhe informacione!

❌Dumani, Dibra e Zeqiraj shkelet vijen e kuqe, ju doni BURIMET e Qynos e nuk merreni me ata qe Ju vjedhin cdo dite!!

⛔️Koleg mos prisni dicka tjeter, Qynon e terrorizuan vetem pse bente mire punen e GAZETARIT dhe NUK KA ASGJE TJETER! Thjeshte duan ti mbyllin gojen per ti gjetur burimet dhe shantazhuar Qynon me pas!

KAQ! ASGJE TJETER! NESER RADHA JUAJ!

⭕️Eltonit demi Ju be, neser Ju e keni radhen!

LEXO EDHE: Elton Qyno prej 10 orësh në SPAK, sensibilizohen kolegët: Të lirohet menjëherë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese