Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
26 °
Mar
28 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Aksioni i Policisë Rrugore çon pas hekurave 23 shoferë, bllokohen 16 makina

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia Rrugore ka vijuar edhe këtë javë me aksionin për ndalimin e shoferëve të rrezikshmë në rrugët e kryeqytetit.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, eliminimin e pengesave që krijojnë fluks në lëvizjen e automjeteve, si dhe ndjekjen e denoncimeve të qytetarëve nëpërmjet 112 e Komisariatit Dixhital, për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, ka organizuar punë me grupe të dedikuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit agresivë të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës.

Në këtë kuadër gjatë kësaj jave janë evidentuar, ndjekur, kapur e proceduar administrativisht 185 drejtues mjetesh që kryenin gara shpejtësie, manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë ndëshkuar me masë administrative për parkime mbi trotuar, mbi vija të bardha e parkime paralele, që pengonin lëvizjen, 124 drejtues automjetesh luksoze.

Gjithashtu, nga grupet e dedikuara të kontrollit, janë evidentuar dhe ndëshkuar 503 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 361 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit, 122 drejtues të motomjeteve për mosvendosje të kasës mbrojtëse, 290 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 3789 masa të tjera për shkelje të ndryshme.

Njëkohësisht janë arrestuar 23 drejtues mjetesh, nga këta 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke shkaktuar aksident dhe një shtetas për falsifikim të lejes së drejtimit.

Janë pezulluar 129 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve:

• 40 raste për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit;

• 70 raste për shpejtësi mbi normat e lejuara;

• 19 raste për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë bllokuar 16 mjete, nga të cilat:

• 6 mjete për moslikuidimin e gjobave;

• 10 mjete me targa të huaja dhe mjete luksi, të cilat janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, për verifikim nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon qytetarët për besimin dhe denoncimin e rasteve të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, pasi të gjitha rrugët monitorohen me radarë, kamera, grupe kontrolli e patrulla në lëvizje, që janë të pajisura me gjithë logjistikën e nevojshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img