Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Aksion si në filma, arrestohen dy shqiptarë që trafikonin kokainë në Greqi, njëri tentoi të përplasë me makinë policin (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy shqiptarë që trafikonin lëndë narkotike kanë rënë në prangat e policisë në Greqi, pas një aksioni policor.

Mediat greke bëjnë me dije se fillimisht është arrestuar një 30-vjeçar, ndërsa bashkëpuntori i tij ka bërë rezistencë dhe ka tentuar të përplasë me makinë një officer policie.

Dy shqiptarë ishin në vëzhgim nga policia prej dy muajsh. Autoritetet greke kanë arrestuar shqiptarët në momentin që po trafikonin lëndë narkotike.  

Policia ndërhyri në zonën Megalou Vassiliou, ku 39-vjeçari shqiptar po afrohej me një Volkswagen Passat. Ai u takua me 30-vjeçarin dhe i dha një çantë. Ky i fundit pasi mori porosinë u largua drejt një makine tip BMW.

Policia ndaloi 30-vjeçarin, i cili iu bind urdhrave, ndërsa 39-vjeçari është munduar të ikë duke tentuar të përplasë me makinë edhe oficerin e policisë.

“Kur zbuloi se nuk mund të largohej sepse kishim bllokuar rrugën, ai u nis përsëri dhe duke e kthyer automjetin drejt kolegëve të mi dhe veçanërisht drejt meje që i isha afruar në këmbë, duke kërcënuar.

Ekzistonte një rrezik i menjëhershëm për të na goditur rëndë. Me ndihmën e kolegëve nga ekipi i DIAS dhe veprimi i menjëhershëm, ne arritëm ta mobilizonim atë në Rrugën Kombëtare Athinë-Lamia”, ka deklaruar polici.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img