Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksion policor në Gjirokastër, kapet 33-vjeçari me 4 metër kub dru të prerë ilegalisht

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 33-vjeçar të cilit i është gjetur një sasi prej 4 metër kub dru i prerë në mënyrë të jashtëligjshme.

Blutë e Gjirokastrës bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 33-vjeçarit, u gjet edhe lëndë e dyshuar si kanais sativa. Sasia e kanabisit nuk bëhet e ditur.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, operacioni policor i koduar "Forest".

U kap duke transportuar 4 m³ dru të prerë në mënyrë të kundërligjshme dhe pas kontrollit në banesë iu gjet një sasi kanabisi, vihet në pranga 33-veçari.

Sekuestrohen lënda narkotike, drurët e prerë në mënyrë të kundërligjshme dhe automjeti me të cilin transportonte drurët, i arrestuari.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe mbështetur me inteligjencë informative, finalizuan operacionin policor të koduar "Forest", në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-T. B., 33 vjeç, banues në Çepunë, Gjirokastër, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Zenelaj, duke transportuar me automjet, 4 m³ dru, të prera pa lejen përkatëse. 

Në vijim të veprimeve, në kuadër të operacionit “Forest”, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit T. B., ku u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa .

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike cannabis sativa, lënda drusore dhe automjeti me të cilin transportohej kjo e fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Malli i sekuestruar nga Policia Malli i sekuestruar nga Policia

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll