Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Aksion për LOJRAT E FATIT në të gjithë vendin, mbi 1000 policë zbresin në terren, “Gjysmëfinalja”,” vë në pranga 35 PERSONA (DETAJE)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion për goditjen e veprimtarisë së lojrave të fatit në të gjithë vendin.

Gjatë operacionit të zhvilluar u përfshinë 1100 punonjës policie, konkretisht nga Sektorët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në çdo DVP, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme dhe disa grupe të FNSH-së, nën drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Në të gjithë vendin janë kontrolluar 656 ambiente në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve.

Nga kontrollet e ushtruara në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 35 persona, konkretisht 19 persona në Tiranë, 6 persona në Vlorë, 5 në Shkodër, 2 në Durrës, 1 në Bulqizë, 1 në Fier e 1 në Korçë.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 18 persona, konkretisht 5 persona në Korçë, 3 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, 2 në Berat, 1 në Elbasan, 1 në Mat dhe 1 në Fier.

Njoftimi i policisë:

Operacion kombëtar për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Operacioni policor i koduar “Gjysmëfinalja”, i zhvilluar në 12 qarqe të vendit, nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë operacionit të zhvilluar në të njëjtën orë gjatë mbrëmjes së djeshme u përfshinë 1100 punonjës policie, konkretisht nga Sektorët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në çdo DVP, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme dhe disa grupe të FNSH-së, nën drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Operacioni, në zbatim të detyrave të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, identifikimin, dokumentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit”.

Në të gjithë vendin janë kontrolluar 656 ambiente në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve.

Nga kontrollet e ushtruara në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 35 persona, konkretisht 19 persona në Tiranë, 6 persona në Vlorë, 5 në Shkodër, 2 në Durrës, 1 në Bulqizë, 1 në Fier e 1 në Korçë.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 18 persona, konkretisht 5 persona në Korçë, 3 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, 2 në Berat, 1 në Elbasan, 1 në Mat dhe 1 në Fier.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

15 kompujtera, 5 makineta për lojëra fati, 16 tableta që shërbenin për vënie bastesh, 8 tavolina pokeri, 15 DVR, 41 aparate celular, 5 milionë lekë dhe prova të tjera materiale, të cilat shërbimin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Policia e Shtetit është e vendosur dhe e angazhuar maksimalisht për të luftuar paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img