Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Aksion i policisë në rajonin e Pejës, Serbia thotë se po mbyllen komunat paralele

Shkruar nga Newsbomb
Aksion i policisë në rajonin e Pejës, Serbia thotë se po

Prokuroria Themelore në Pejë se bashku me Policinë e Kosovës, janë duke zhvilluar një aksion në disa lokacione të rajonit të Pejës, në dyshimet se atje po zhvillohen veprimtari kriminale, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga organi i ndjekjes. Zyrtarët serbë thanë se ky aksion ka të bëjë me mbylljen e organeve të përkohshme, që punojnë sipas sistemit serb.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, tha për Radion Evropa e Lirë se aksioni po zhvillohet në “disa lokacione të cilat gjenden në rajonin e Pejës, Istogut dhe Klinës”.

Pas përfundimit të aksionit, Nikqi u shpreh do informojnë opinionin për detajet e tij.

Nga pala serbe kanë thënë se aksioni ka të bëjë me mbylljen e komunave, që punojnë sipas sistemit serb.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Policia e Kosovës po kryen një aksion të madh dhe ka bastisur organet e përkohshme në Pejë, përkatësisht në Gorazhdevc, në Osojan të Istogut.

Ai tha se Policia e Kosovës ka hyrë në qendrën mjekësore në Osojan dhe e kanë mbyllur të njëjtën. Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe tha se kryetarët e organeve të përkohshme janë ndaluar nga Policia e Kosovës për t’u marrë në pyetje.

Shefi i kësaj zyreje, Petar Petkoviq, e cilësoi aksionin policor si “vazhdim të spastrimit etnik” të serbëve që jetojnë në Kosovë.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, i bëri thirrje Beogradit zyrtar që t'i kërkojë Bashkimit Evropian dhe misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të pengojë “qërimin e hesapeve” nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me komunitetin serb.

“Sado e vështirë të jetë për të gjithë ne, duhet të ruajmë qetësinë e njëri-tjetrit, sepse as kjo e keqe nuk do të zgjasë përgjithmonë. Veprimet e Prishtinës duhet të shihen si veprime të pushtuesve dhe asgjë tjetër”, tha Lista Serbe.

Njoftimi për këtë aksion policor vjen pasi më 26 janar, ministri i Punëve të brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se autoritetet mbyllën katër komuna paralele serbe që po vepronin jashtëligjshëm në qarkun e Dragashit.

Qeveria e Kosovës ka thënë vazhdimisht se po përpiqet të vendosë rend dhe ligj, posaçërisht në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke i shuar institucionet paralele serbe./REL/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese