Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksion i papritur i POLICISË në Vlorë, arrestohen disa persona

Shkruar nga Newsbomb
Aksion i papritur i POLICISË në Vlorë, arrestohen disa persona

Policia e qytetit të Vlorës mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një aksion blic në qytetin bregdetar.

Janë ngritur disa pika postblloku në zona të ndryshme të qytetit për të kontrolluar hyrjet dhe daljet e automjeteve. Shënjestër janë personat e shpallur në kërkim, për persona që qarkullojnë me armë, por dhe të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Nga informacionet e para raportohet se janë ndalur disa persona. Kujtojmë që në Vlorë para disa ditësh u vra Bledar Birçaj brenda makinës së tij tip BMW X5. Më herët sot postblloqe dhe kontrolle janë zhvilluar edhe në qytetin e Elbasanit.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese