Aksion i befasishëm i RENEA në Elbasan dhe Peqin, kontrolle në disa banesa

Publikuar tek: aktualitet, më 21:44 11-08-2020 Aksion i befasishëm i RENEA në Elbasan dhe Peqin, kontrolle në disa banesa Foto ilustruese

Një aksion i befasishëm nga forcat speciale RENEA është duke u zhvilluar këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit dhe Peqinit.

Sipas informacioneve paraprake, RENEA ka zhvilluar kontrolle në disa shtëpi. Aksioni vjen disa ditë pas vrasjeve të bujshme në këtë qytet.

Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj u vranë ditët e fundit në qytetin e Elbasanit. Ramazani u qëllua me armë zjarri ndërsa shoku i tij, Runaj, u masakrua me thikë pak ditë më pas.

Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili janë të arrestuarit e policisë për vrasjen e Runajt. Ata gjithashtu kanë bashkëpunuar në mbikqyrjen e Ramazanit gjatë atentatit ndaj tij. Policia tha se vrasësit janë paguar, ndërsa po punohet për zbulimin e porositësve.

Ndërsa për vrasjen e Ramazanit janë arrestuar babë e bir, Seit dhe Albert Manahasa. Në servisin në pronësi të tyre, policia gjeti armën e krimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012496948242188
array(1) { ["section"]=> string(80) "aksion-i-befasishem-i-renea-ne-elbasan-dhe-peqin-kontrolle-ne-disa-banesa-216846" }