Hapësire reklamuese

Aktualitet

AKSION BLIC në Vlorë, shkatërrohen disa grupe droge, 7 në pranga

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një aksion Blic ka ndodhur në orët e vona të natës në Vlorë-Skelë por edhe nëpër fshatrat e lumit të Vlorës.

 

Aksioni ku kanë marrë pjesë një numër i madh efektivësh policie, përfshirë dhe ata të ardhur nga Tirana, në bashkëpunim me Italinë, Hollandën e Spanjën ka pasur si qëllim goditjen e grupeve të drogës dhe arrestimin e personave të përfshirë.

Sipas raportimeve të para janë shkatërruar 40 parcela me kanabis dhe janë sekuestruar sasi kokaine.

Në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar 7 persona ndërsa pritet që policia në orët në vazhdim të japë më shumë informacion rreth aksionit të përbashkët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu