Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksion antidrogë në Portin e Durrësit, gjendet një tjetër sasi kokaine në kontenierët e “Alba Exotic Fruits”

Shkruar nga Newsbomb
Aksion antidrogë në Portin e Durrësit, gjendet një

Specialët e antidrogës janë duke zhvilluar në aksion në Portin e Durrësit, por ende nuk bëhet me dije për persona të arrestuar.

Burime nga policia bëjnë me dije se një tjetër sasi droge është kapur në një konteiner të ”Alba Exotic Fruits”. Mësohet se fillimisht pati sinjalizime dhe më pas Policia zhvilloi kontrolle për disa orë në konteinerët e “Alba Exotic Fruit’’. Droga vjen nga Amerika Latine.

Hera e tretë që kapet drogë në kontenierët e kësaj kompanie. Më datë 13 korrik u kapën 11.6 kg kokainë, më datë 23 u kapën 6.5 kg dhe sot janë gjetur 7.25 kg kokainë. Për kokainën e kapur më herët u arrestua Bajron Gumeni dhe në kërkim u shpall Eduart Dauti.

Njoftimi i Policisë / Port, Durrës

Vijon operacioni policor i koduar "Rada", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën trafikimit të lëndëve narkotike. Sekuestrohet një tjetër sasi lëndë narkotike kokaine, në kontenierët për llogari kompanisë "Alba Exotic Fruit".

Në vijim të operacionit “Rada" të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë, e duke vijuar përsëri në datën 23.07.2021, ku u gjetën dhe sekuestruan 6.5 kilogramë të tjera lëndë narkotike kokainë, mbaditen e sotme si rezultat i veprimeve hetimore, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një tjetër sasie lëndë narkotike kokainë

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit në disa kontenierë për llogari të kompanisë "Alba Exotic Fruit", u gjet dhe u sekuestrua 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Taks Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të veprimtarisë kriminale të trafikimit të kokainës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.