Policia greke vijon aksionin antikanabis, duke arrestuar në Kostur 3 shqiptarë të cilët tentuan të kalonin kufirin e gjelbër me 156 kg marijuanë.
Gjatë këtij operacioni kanë rënë në pranga 3 shqiptarë, të moshës 25, 30 dhe 34 vjeç, të cilët tentuan të kalonin kufirin e gjelbër me 2 automjetet e tyre. Sasia e konsiderueshme e drogës ishte futur në 6 çanta.
Bëhet me dije se prej 20 janarit të këtij viti, policia greke ka ndaluar rreth 2.9 ton të sasi narkotike të ardhur nga Shqipëria.