Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidentoi të moshuarin, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Aksidentoi të moshuarin, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Një aksident është shënuar në Durrës, ku një makinë ka përplasur një të moshuar.

Bëhet me dije se një makine drejtues shtetasin A. A., 30 vjeç, banues në Durrës, ka aksidentuar një 86-vjeçar me inicialet R. D., ndërsa drejtonte mjetin tip “Volksëagen”. I moshuari ndodhet në spital nën  kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestur shoferin e mjetit.

“Policia në Durrës ka vënë në pranga tre persona për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Narkotikët në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë  I. H., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik nga policia iu gjet 14.5 gr lëndë narkotike e dyshuar marjiuanë, që u sekuestrua.

Po ashtu, policia arrestoi G. T., 46 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Kurse, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë A. A., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ka aksidentuar një 86-vjeçar me inicialet R. D., ndërsa drejtonte mjetin tip “Volksëagen”. I moshuari ndodhet në spital nën  kujdesin e mjekëve,” njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll