Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidentoi për vdekje studenten greke, lihet në burg 26-vjeçari shqiptar në Selanik

Shkruar nga Newsbomb
Aksidentoi për vdekje studenten greke, lihet në burg 26-vjeçari

Gjykata e Selanikut ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 26 vjeçari shqiptar, i cili aksidentoi për vdekje një 21 vjeçare greke.  E reja greke ndërroi jetë në spital disa ditë pas aksidentit, si pasojë e plagëve të rënda.

Shqiptari ka thënë para trupës gjykuese se e vetmja gjë që dëshiron, është të ngushë]llojë familjen e vajzës.

“Nuk është koha që unë të jap shpjegime” , ka thënë shqiptari para autoriteteve.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pas orës 01:00 të datës 22 nëntor në rrugën “Egnatia” të Selanikut, ku i riu shqiptar përplasi 26-vjeçaren greke, duke e lënë në gjendje të rëndë në rrugë.

Targa e makinës së tij ruajt nga të pranishmit në vendin e aksidentit dhe iu dha policisë, ndërsa të tjerët shkuan për të ndihmuar të renë e shtrirë në rrugë pa ndjenja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu