Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidentoi 9-vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Aksidentoi 9-vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet

Një 35-vjeçar që ka përplasur me motor një vajzë të mitur, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Bëhet me dije se policia ka arrestuar shtetasin G. M., 35 vjeç, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit" pasi në rrugën "Demokracia", ka aksidentuar një të mitur 9-vjeçare, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 9-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes së njoftimit, menjëherë policia organizoi punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas disa orësh pune intensive hetimore profesionale bënë të mundur identifikimin e targës së motomjetit dhe më pas të drejtuesit të tij.  Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua motomjeti.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Aksidentoi një të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes, Policia Rrugore e Tiranës, identifikon dhe vë në pranga autorin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 35 vjeç, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit" pasi në rrugën "Demokracia", ka aksidentuar një të mitur 9-vjeçare, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 9-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, pas marrjes së njoftimit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas disa orësh pune intensive hetimore profesionale bënë të mundur identifikimin e targës së motomjetit dhe më pas të drejtuesit të tij.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua motomjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese