Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
7.2kmh
75 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
17 °
Enj
14 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Aksidentoi 3 të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 23 vjeçari në Kukës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 23 vjeçar në Kukës, i cili në datën 2 janar aksidentoi 3 të mitur dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Bëhet me dije se është vënë në pranga A.L, 23 vjeç, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, pa targa dhe dokumentacion, por ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka aksidentuar tre shtetas të mitur, të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Aksidentoi tre shtetas të mitur, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit, i shpallur në kërkim nga DVP Kukës.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. L., 23 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi më datë 02.01.2022, në afërsi të spitalit të Kukësit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswcagen”, pa targa dhe dokumentacion, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar tre shtetas të mitur, të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç,  dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë




spot_img








spot_img